Haskuka: Ata që e rrënuan këtë shtëpi do të ballafaqohen me ligjin

Haskuka: Ata që e rrënuan këtë shtëpi do të ballafaqohen me ligjin

19:29, 16/09/2020

Kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dhënë një sqarim për opinion, në lidhje me rrënimin e një ndërtese në këtë komunë, shkruan Syri.net Kosova.

"Të dashur qytetarë, përsëri, pas disa “lajmeve dhe raportimeve” në lidhje me rrënimin e një ndërtese në rrugën “Rifat Krasniqi”, dua t’ju njoftoj se ndërtesa në fjalë, që ndodhet në Qendrën Historike të qytetit tonë, nuk ishte në listën e monumenteve të mbrojtura.
Por, çdo person fizik apo juridik, për rrënimin e objektit apo ndërtesës së tij duhet të pajiset me lejen adekuate të institucioneve kompetente. Përkundër kësaj, rrënimi i kësaj ndërtese është bërë pa marrë leje të rrënimit nga institucionet kompetente dhe është bërë në orët e hershme të mëngjesit, të ditës së fundjavës.", ka shkruar Haskuka në reagim.

Njoftimi i plotë:

SQARIM PËR OPINIONIN: Të dashur qytetarë, përsëri, pas disa “lajmeve dhe raportimeve” në lidhje me rrënimin e një...

Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, September 16, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco