Përurohen dy shkolla dhe nis një çerdhe e re në Suharekë

Përurohen dy shkolla dhe nis një çerdhe e re në Suharekë

17:09, 16/09/2020

Sot në komunën e Suharekës janë përuruar dy shkolla dhe një çerdhe, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas MASH, Ministri Ramë Likaj në ceremonitë e përurimit të shkollave uroi të pranishmit, në veçanti uroi nxënësit e klasave parafillore dhe ata të klasës së parë, duke iu dëshiruar suksese në jetë dhe në karrierën e tyre.

"Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit çdo ditë e më shumë po punojnë për një infrastrukturë sa më cilësore për nxënësit, sigurimin e pajisjeve shkollore, trajnimin e mësimdhënësve, kurrikula dhe tekste mësimore të rishikuara, pasi fëmijët meritojnë një sistem arsimor sa më cilësor dhe të ardhme sa më të mirë", ka theksuar mes tjerash Likaj.

Postimi i plotë:

U përuruan dy shkolla dhe u vu gurëthemeli i një çerdheje në komunën e Suharekës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë...

Posted by Ministria e Arsimit dhe Shkencës - MASH on Wednesday, September 16, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco