HANDIKOS identifikon në Prishtinë mungesa në infrastrukturën e dedikuar për personat me aftësi të kufizuar

HANDIKOS identifikon në Prishtinë mungesa në infrastrukturën e dedikuar për personat me aftësi të kufizuar

14:50, 16/09/2020

HANDIKOS gjatë inspektimit të disa zonave të kryeqytetit ka hasur në numër të madh të pjerrinave të cilat, edhe pse të ndërtuara, nuk qëndrojnë sipas standardeve dhe Udhëzimit Administrativ 33/2007, apo edhe në të tilla të cilat kanë nevojë urgjente për renovim.

Një pjerrinë, e cila gjendet në lagjen ‘’Dardania’’, e ndërtuar prej më shumë se 15 vitesh, asnjëherë nuk është shfrytëzuar siç duhet për kalim nga personat me aftësi të kufizuara, për shkak se nuk qëndron konform standardeve dhe nuk është në nivelizim me trotuarin, siç parashihet.

Përveç papërshtatshmërisë së saj, pjerrina me kalimin e kohës është dëmtuar, gjë që edhe më tepër pamundëson kalimin e lirë dhe pa pengesa të përdoruesve të karrocës, dhe jo vetëm.

Në anën tjetër, kohëve të fundit në sheshin e Prishtinës janë ndërtuar tri pjerrina paralelisht të cilat konsiderohen të mos jenë në vendin e duhur, duke qenë se rruga përmes tyre çon në ndërtesat pa lift dhe në daljet anash të cilat janë të bllokuara me shkallë.

Komuna e Prishtinës më 2016 kishte aprovuar Planin lokal të Veprimit, me të cilin përfshihen çështje të ndryshme për PAK, ndër to edhe qasshmëria. Prandaj, HANDIKOS inkurajon Drejtorinë e Urbanizmit për bashkëpunim dhe konsultim me personat me aftësi të kufizuara, si dhe organizatat për personat me aftësi të kufizuara gjatë planeve për ndërtimin e pjerrinave dhe trotuareve, që ato të realizohen aty ku duhet dhe siç duhet, në mënyrë që të jenë funksionale për të gjithë qytetarët.

Në ditët në vijim, HANDIKOS do të sjellë edhe raste të tjera të cilat pasqyrojnë pengesat dhe mos ofrimin e qasjes së plotë infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco