Policia e Kosovës pezullon përkohësisht protestat, morën premtim nga Hoti

Policia e Kosovës pezullon përkohësisht protestat, morën premtim nga Hoti

14:49, 16/09/2020

Afati që i kishin vendosur Sindikata e Policisë së Kosovës Qeverisë Hoti për realizimin e kërkesave të tyre, ka skaduar të martën e 15 shtatorit.

 

Kësisoj, këtë të mërkurë pritej të caktohej data e protestave të Policisë.

Por, një gjë e tillë është pezulluar përkohësisht.

Kjo pas premtimeve që u ka bërë Kryeministri Avdullah Hoti, për plotësim të kërkesave.

Këtë  e ka konfirmuar Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Sot kemi marrë premtime nga Kryeministri Hoti dhe jemi dakorduar që të realizohen kërkesat tona. Ne në fund të muajit do të bëjmë edhe një mbledhje për të vërtetuar realizimin e kërkesave tona”, ka thënë Tasholli për Infokus.

Kërkesat që kishin për këtë kohë Policia e Kosovës ishin shujtat ditore, pagesat prej 300 eurove, pagesat për ndërrim të natës dhe puna jashtë orarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco