LVV në Vushtrri kërkon që teatri i qytetit të mbajë emrin “Adem Mikullovci”

LVV në Vushtrri kërkon që teatri i qytetit të mbajë emrin “Adem Mikullovci”

13:23, 16/09/2020

Dega e Lëvizjes Vetëvendosjë në Vushtrri ka kërkuar që të mbahet një seancë nëpërmjet të cilës do të kërkohet futja në rend të ditës e propozimit për ndryshimin e emërtimit të Teatrit të Qytetit – Vushtrri, në Teatrin “Adem Mikullovci”.

Këtë kërkesë grupi i LVV-së e sot ka dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit Komunal Vushtrri

“Arsyetimin e bazojmë në kontributin e jashtëzakonshëm të tani të ndjerit Adem Mikullovci, në veprimtarinë e tij artistike, kulturore dhe politike përgjatë jetës së tij, e poashtu duke e ditur edhe prejardhjen e tij nga qyteti ynë”.

“Mbesim me shpresë që propozimi ynë të gjej mbështetje të gjerë edhe nga Grupet Kuvendare të subjekteve të tjera politike në Kuvendin Komunal Vushtrri” thuhet në kërkesën e Vetëvendosjes në Vushtrri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco