Studentët kërkojnë nga Ministria e Arsimit që këtë vit të kenë studime falas

Studentët kërkojnë nga Ministria e Arsimit që këtë vit të kenë studime falas

12:32, 16/09/2020

Organizata “Studim Kritikë Veprim” bashkë me organizatat e tjera studentore “UPSK” dhe “Reforma” kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që t’i lirojë studentët nga të gjitha tarifat për vitin akademik 2020-2021.

Berita Abazi, ka thënë se shkaku i pandemisë kanë kërkuar që të gjithë studentët të lirohen nga tarifa.

“Ne bashkë me dy organizata të tjera dhe Unioni i Pavarur i studentëve të Kosovës sot e protokolluam  kërkesë drejtuar ministrit të Arsimit Ramë Likaj. Kërkesa jonë derivon   nga ajo që ne kemi kërkuar para një jave nga Këshilli Drejtues i Universitetit  të Prishtinës, ku si organizatë studentore kemi kërkuar nga këshillat që studentët të lirohen nga të gjitha tarifat për shkollim në vitin akademik 2020-2021”.

E Oktaj Hasani, tha se arsyeja pse e kanë nisur këtë iniciative ka qenë që të financohen studentët teksa gjendja me pandeminë e ka goditur direkt ekonominë e vendit.

“Një element i tillë ka ndikuar që të mbesin edhe pa financim dhe si rrjedhoje shumica kanë menduar ti ndalojnë studimet. Një element  i tillë është i papranueshëm dhe kemi dalë që të kërkojmë nga MASH, të largohen studentët nga tarifa “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco