Qendra e Studentëve në pritje të vendimit të MASH për regjistrimin e studentëve

Qendra e Studentëve në pritje të vendimit të MASH për regjistrimin e studentëve

10:37, 16/09/2020

Drejtori i Qendrës Studentore në Prishtinë, Fatmir Sfishta  ka folur për organizimin dhe përgatitjet që kanë bërë për pritjen e studentëve në këtë qendër. Ai bëri të ditur se Qendra e Studentëve tashmë është e gatshme për studentët, por se ende nuk ka filluar regjistrimi.

Sfishta tha se Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Institucioni Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të hapin konkursin për pranimin e studentëve.

“Pandemia e ka prish rutinën jetësore, e edhe Qendrën Studentore e ka prekë. Që nga muaji mars studentët nuk kanë mundur ta gëzojnë qendrën e tyre. Qendra e Studentëve për 78 ditë ka qenë si karantinë dhe pas mbylljes me vendim të Qeverisë, ne si menaxhment kemi marr masat e duhura  për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e të gjitha hapësirat ku kanë qenë të karantinuarit”, tha ai.

Sfishta theksoi se përparësi për regjistrim kanë studentët e vitit të parë, por se ende nuk është mbajtur provimi i tyre për regjistrim në Universitetin e Prishtinës (UP).

“Çdo vit konkurset i kemi hap në javën e parë të muajit shtator, këtë vit ende nuk është marr ndonjë vendim nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK që të fillojmë me hapjet e konkursit. Ende nuk kanë filluar edhe provimet në UP, pasi ne ju japim përparësi atyre studentëve që janë në vit të parë”, ka thënë ai në një intervistë për Telegrafin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco