Spitali i Vushtrrisë javën e ardhshme i kthehet normalitetit

Spitali i Vushtrrisë javën e ardhshme i kthehet normalitetit

19:19, 15/09/2020

Hajdin Ramadani ka më shumë se dy muaj që është shëruar nga koronavirusi.

Ai menjëherë është kthyer në shërbim të pacientëve, në Spitalin e Vushtrisë.

Tash e rreth dy muaj spitali ka trajtuar vetëm pacientë të konfirmuar me Covid-19.

Ramadani tregon për punën dhe vështirësitë që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

Spitali i Vushtrrisë gjatë kësaj kohe, përveç pacientëve nga kjo komunë, ka qenë në dispozicion edhe për ata nga komunat e Mitrovicës e Skenderajt.

Por, pas përmirësimit të gjendjes me pandeminë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky spital do t’i kthehet normalitetit, dhe se pacientët me Covid do të barten në QKUK.

Gjatë të martës 13 pacientë kanë marrë trajtim në hapësirat e këtij spitali. Pacientët e shtrirë, duke falënderuar stafin mjekësor për kujdesin, kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, raporton KOHA.

Mundësinë e kthimit të shërbimeve të tjera mjekësore e kanë mirëpritur edhe mjekët, të cilët thonë se gjatë kësaj kohe kanë pasur probleme të shumta, derisa janë ankuar për mungesë të pajisjeve mbrojtëse.

Derisa ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë spital, Mursel Pllana, ka thënë se ende nuk kanë ndonjë vendim zyrtar për kthimin e shërbimeve të tjera, por që, sipas tij, kjo është e nevojshme, pasi që edhe numri i pacientëve ka rënë dukshëm.

Sipas Pllanës, që nga 17 korriku e deri në fund të muajit gusht në këtë spital janë trajtuar mbi 300 persona me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco