Jasharaj: Këtë vit nuk kërcënuam me greva, u bashkuam që mësimi të filloj

Jasharaj: Këtë vit nuk kërcënuam me greva, u bashkuam që mësimi të filloj

17:42, 15/09/2020

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), në sallonin e radhës të organizuar ka trajtuar temën e arsimit.

Në këtë sallon me temën “Mësimi në kushte pandemie: Sa jemi gati?”, ka marrë pjesë Rrahman Jasharaj, Kryetar, Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Merita Berisha, Departamenti i Mjekësisë Sociale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Bardha Qirezi, Eksperte e Edukimit, Drejtore Ekzekutive EDUTASK

Jasharaj në fjalimin e tij, tha se SBASHK-u bëri apel në institucionet përkatëse që mësimi të shtyhet, për shkak se sipas tij, shkollat nuk ishin të gatshme për respektimin e masave të caktuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës.

Ai, tha se ata kanë bashkëpunuar me të gjitha institucionet përkatës, që viti i ri shkollorë të fillojë ashtu siç duhet dhe të mos ndërpritet.

Jasharaj tha, se këtë vit për dallim nga vitet tjera ku kanë kërcënuar me greva e protesta, lanë anash kërkesat e tyre.

“Opinioni është mësuar të na shohë duke bërë greva e kërkesa, por kësaj radhe jemi bashkuar me IKSHPK-në, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit, që të japin kontributin tonë, që të ruajmë shëndetin e nxënësve dhe të fillojmë mësimin. Mësimi më produktiv është në shkollë”

Shtyrja e mësimit deri më 14 shtator ka qenë apel i qëlluar dhe këtë e kanë pranuar edhe të tjerët. Shkollat nuk ishin të gatshme të plotësojnë rekomandimet e IKSHPK-së”, tha ai.

Ai tha se SBASHK-u është i mobilizuar që mësimi të vazhdojë. Jasharaj ka thënë se janë kundër që personeli mësimor të bëjnë matjen e temperaturës për nxënësit, pasi mësimdhënësit kanë obligime të mëdha të tjera.

Jasharaj ka thënë se është koha që shteti t’i kthehet më shumë sistemit arsimor, që të ngritët cilësia në arsim, pasi sipas tij, cilësia e arsimit në Kosovë është e ulët

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco