Lamtumirë Çaplini ynë!

Lamtumirë Çaplini ynë!

12:56, 15/09/2020

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar, me rastin e vdekjes së aktorit Adem Mikullovci.

Ai ka thënë se me veprimtarinë e tij artistike, Adem Mikullovci me të drejtë mund të quhet Charlie Chaplini i ynë.

Ndërkohë Kurti ka kujtuar veprën e Mikullovcit edhe përmes një shkrimi në Facebook.

Kurti ka thënë se Adem Mikullovci ishte artist i angazhuar. Regjisor, skenarist, aktor, të gjitha dhe gjithçka në skenë e në film

"Jetoi sipas vetes, për të tjerët. Prehu i qetë Baca Adem. Nderime përjetë Çaplini ynë" ka shkruar Kurti.

Shkrimi i plotë:

Lamtumirë Çaplini ynë!

Moti është ballafaquar me vdekjen, ka kohë që ka bashkëjetuar me vdekjen. Njeri mendërisht më aktiv nuk kam takuar. Ai nuk mund të mos mendonte vazhdimisht. Aq i gjallë ishte saqë vetëm papritmas mund të vdiste. Sot, në ditën ndërkombëtare të demokracisë, u nda prej nesh Adem Mikullovci, deputeti i të dy republikave të Kosovës: i asaj të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, pra përfaqësues i republikës-për-rezistencë; dhe, i asaj të 17 shkurtit 2008, në legjislaturën e gjashtë të pasluftës në Kosovë.

Para së gjithash, Adem Mikullovci ishte artist i angazhuar. Regjisor, skenarist, aktor, të gjitha dhe gjithçka në skenë e në film. Shumë herë i arrestuar e i maltretuar nga policia serbe gjatë viteve '90. Për mua është i paharrueshëm me filmin “Një pallto për babain tim në burg” dhe vështirësitë për xhirimin e atij filmi nën okupim. Mbase për secilin film, dramë a komedi të Adem Mikullovcit mund të bëhet edhe një film, dramë a komedi tjetër mbi peripecitë e realizimit.

Vitin e kaluar m’i dha veprat e tij tejet të vlefshme “Oda e Junikut”, “Qëndresa” si dhe burleskat fantastike nga vitet 2005 dhe 2006.

Adem Mikullovcin në Lëvizje e kishim shok e gjysh, koleg e prind. Entuziazmi i tij për neve ishte inspirues. Kujtimi ynë për të është i pashlyeshëm.

Jetoi sipas vetes, për të tjerët. Prehu i qetë Baca Adem. Nderime përjetë Çaplini ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco