Rrëfimi i Shpend Ahmetit për Adem Mikullovcin: Për pesë muaj shkoi te babai në spital, i fliste të zgjohej nga koma

Rrëfimi i Shpend Ahmetit për Adem Mikullovcin: Për pesë muaj shkoi te babai në spital, i fliste të zgjohej nga koma

11:41, 15/09/2020

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjarët pas vdekjes së aktorit dhe ish-deputetit Adem Mikullovci.

 

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Mikullovci pas vdekjes së Adem Mikullovcit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se Adem Mikullovci, ka qenë shok i afërt i babait të tij të ndjerë, aktorit Ali Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se në vitin 2011 kur babai i tij ishte i shtrirë në spital dhe ishte në koma, ka qenë Adem Mikullovci i cili çdo ditë e ka vizituar atë.

“Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmua me u zgjua. Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni. Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të bacës Adem”, ka shkruar ndër të tjerash Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Sot paska ndërru jetë axha Adem. Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me nejt shumë. Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njani tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme.

Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju.

Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dasni.

Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem.

Perdja asnjëherë nuk do të bjen në skenën e juaj.

Ngushëllime familjes!. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco