Veseli: Adem Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë

Veseli: Adem Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë

10:54, 15/09/2020

Për vdekjen e artistit, Adem Mikullovci ka shkruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

 

Veseli përmes një postimi në Facebook, tha se Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e pa tejkaluar.

Po ashtu ai ka shkruar edhe “E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund”.

Veseli ka ngushëlluar familjen Mikullovci dhe miqtë e tij.

Postimi i plotë: 

Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci.
Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë.

Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar.

E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund.

Ngushëllime familjes dhe miqve! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco