Qeveria i hap rrugë hartimit të një Ligji të ri të skemës së ndihmës sociale

Qeveria i hap rrugë hartimit të një Ligji të ri të skemës së ndihmës sociale

11:09, 14/09/2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Skënder Reçica, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, me propozimin e tij, u miratua Koncept Dokumenti për Skemat e Ndihmës Sociale.

Ky koncpept-dokument sipas Reçicës, i hap rrugë hartimit të një Ligji të ri të skemës së ndihmës sociale, që do të eliminonte të gjitha diskriminimet e Ligjit aktual

"Me fillimin e zbatimit të kësaj reforme do të kemi rritje të numrit të përfituesve të kësaj skeme të ndihmës sociale, por njëkohësisht, do të kemi zvogëlim të varfërisë dhe mbi të gjitha rënie të pakënaqësive sociale.Si ministër i MPMS jam tejet i përkushtuar dhe në asnjë moment nuk do ndalemi që reformat e mira që kemi ndërmarrë t’i jetësojmë sa më parë" ka shkruar Reçica në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco