Likaj: Emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore

Likaj: Emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore

11:05, 14/09/2020

Ministri i Arsimit Ramë Likaj në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor ka thënë se ky moment është i emocion i veçantë.

"Emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore" ka shkruar Likaj në Facebook.


Shkrimi i plotë:

Emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore!
Gjatë vizitës që i bëra sot në mëngjes shkollës “Iliria” dhe Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, pashë se shkollat janë përgatitur sipas udhëzimeve për të filluar procesin mësimor në kushte pandemie, ndërsa nxënësit u shprehën të lumtur që janë takuar me shokët, shoqet e mësuesit.
Ministria e Arsimit, bashkë me institucionet e tjera relevante, do të jetë gjithmonë afër institucioneve shkollore për ta menaxhuar sa më mirë procesin mësimor, por bashkëpunimi i të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, është i një rëndësie të veçantë.
Maska, distanca dhe higjiena, janë tri rregullat themelore që na ndihmojnë të mbajmë hapur shkollat dhe fëmijët tanë të arsimohen dhe edukohen në shkollë!

Urime viti i ri shkollor 2020/2021!
Shëndet e suksese!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco