300 mësimdhënës do të kenë zëvendësim të plotë për nëntë muaj

300 mësimdhënës do të kenë zëvendësim të plotë për nëntë muaj

14:51, 12/09/2020

Pas shtyrjes së fillimit të vitit shkollor për dy javë, mësimi do të fillojë të hënën në të gjitha shkollat e Kosovës.

Koordinatori për organizim nga SBASHK-u, Ymer Imeri, ka thënë se marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit, një zgjidhje u është gjetur edhe mësimdhënësve të cilët kanë sëmundje të rënda dhe që mund të infektohen.

Ai për KP ka thënë se 300 mësimdhënës do të kenë zëvendësim të plotë për të cilët Qeveria ka siguruar mjete financiare.

“Të gjithë ata që janë të sëmurë me sëmundje të rënda, janë diku 300 mësimdhënës që janë siguruar nga Qeveria, gjegjësisht MASH, të cilëve do t’iu gjendet zëvendësim i plotë, pra do punojnë në vend të tyre dhe do të marrin rroga. Janë siguruar pagat për ta për tërë vitin shkollor, për nëntë muaj. Janë afër një mijë mësimdhënës të tjerë me gjysmë norme të zëvendësimit, të cilët nëse angazhohen jashtë normës dhe dikush sëmuret, nga ai buxhet mund të mbulohet ai i cili e zëvendëson”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Imeri ka përmendur edhe ndër masat që janë planifikuar të merren në çdo rast. Të arritur ka quajtur izolimin në klasë të posaçme në rast të infektimit të nxënësit apo mësimdhënësit dhe më pas mbajtja e mësimit në distancë.

Ai ka thënë se task forcat e krijuara në shkolla do të raportojnë mbi menaxhimin e tyre në mbrojtjen e nxënësve.

Imeri bëri të ditur se kanë apeluar në drejtoritë komunale që të sigurohen maska, sidomos për personelin arsimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco