Me ndezje të alarmit dhe ngritje të flamurit amerikan, në Kosovë kujtohen viktimat e sulmit të 11 shtatorit

Me ndezje të alarmit dhe ngritje të flamurit amerikan, në Kosovë kujtohen viktimat e sulmit të 11 shtatorit

11:20, 11/09/2020

Në kuadër të kujtimit të viktimave nga sulmi terrorist në ShBA më 11 shtator të vitit 2001, Zjarrfikësit e Kosovës, kanë pastruar pllaton në Bulevardin “Bill Clinton”.

 

Po, ashtu është ngritur edhe flamuri i ri i Amerikës në këtë bulevard, si dhe janë ndezur alarmet nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente.

Komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës, Latif Zeka foli për iniciativën që kanë marrë për të pastruar pjesën e bulevardit Bill Clinton në nderim të viktimave të 11 shtatorit në ShBA.

” Po nderojmë viktimat e 11 shtatorit në SHBA. Na jemi pjesë e këtij manifestimi dhe marrim pjesë çdo vit dhe e mirëmbajmë pllakatin e këtij burri të madh Bill Clinton”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco