20 vjet nga vrasja e arkitekt Rexhep Lucit, ‘dita kur triumfoi mafia e ndërtimit’

20 vjet nga vrasja e arkitekt Rexhep Lucit, ‘dita kur triumfoi mafia e ndërtimit’

10:22, 11/09/2020

Analisti Imer Mushkolaj ka përkujtuar vrasjen e arkitektit Rexhep Luci, e pazbardhur ende.

I ndjeri ishte bërë pengesë ndaj ndërtimeve të egra, që po e shkatëronin kryeqytetin. Pas vrasjes së tij, këto ndërtime morën hov të madh.

“Sot bëhen 20 vjet nga dita kur u vra arkitekti Rexhep Luci, dita kur triumfoi mafia e ndërtimit, dita kur nisi me të madhe degradimi i Prishtinës, që vazhdon edhe sot. Arkitekti që punoi 30 vjet në urbanizimin e Prishtinës, u qëllua me gjashtë plumba pas shpine nga ata që donin shkatërrimin e Prishtinës. Për fat të keq ia arritën qëllimit.”, ka shkruar në statusin e tij në Facebook, analisti Mushkolaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco