BSPK-ja u kërkon partnerëve socialë të nënshkruhet Kontrata Kolektive

BSPK-ja u kërkon partnerëve socialë të nënshkruhet Kontrata Kolektive

09:44, 11/09/2020

Kryetari i BSPK  Avni Ajdini i shoqëruar nga nënkryetari Atdhe Hykolli takuan Komisionin Profesional për legjislacion të KES-it, ku u kërkuan informata rreth draft Marrëveshjes Kolektive.

Të pranishmit e njoftuan udhëheqësinë e BSPK se nga takimi i fundit ka pasur tendenca të largimit të disa neneve të Kontrates Koleketive, nene të cilat kanë të bëjnë me çështjet financiare për punëtorët nga draft Marrëveshja e Kontratës Kolektive.

Kryetari i BSPK kërkoi nga anëtarit e komisionit të mos e votojnë asnjë nen më pak për punëtorët se sa ai që ishte në draftin e mëparshëm.

BSPK-ja ju bën thirrje partnerëve social që të jenë konstruktiv në mënyrë që sa më shpejt, në këtë kohë pandemie, të nënshkruhet Kontrata Kolektive në nivel Nacional, për t’u dal në ndihmë punëtorëve. Çdo draft kontrate e Marrëveshjes Kolektive që është më pak e favorshme për punëtorët se sa marrëveshjet e kontratave të mëhershme nuk do të përkrahet e as të nënshkruhet nga BSPK-ja.

Urojmë që këto mosmarrëveshje të zgjidhen me dialog social me BSPK e mos të detyrohemi që të drejtat tona ti zgjedhim me masa tjera sindikale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco