Protestojnë sot punëtorët teknikë dhe të sigurimit të QKUK-së

Protestojnë sot punëtorët teknikë dhe të sigurimit të QKUK-së

07:43, 11/09/2020

Punëtorët teknikë si dhe ata të sigurimit fizikë të cilët punojnë në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, do të protestojnë për një orë, në vendet e tyre të punës.

 

Kjo për shkak të mospagesës së shtesës prej 300 euro për angazhim në kohë pandemie.

Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës do ta vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe QKUK-në, ora 13:00.

300 eurot e premtuata nga qeveria për stafin e angazhuar në luftën kundër virusit, nuk janë paguar pasi që MSH i ka kthyer listat e përfituesve prapa.

Sipas ministrisë këto lista nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara për marrjen e kësaj shtese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco