Pëfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon të gjithë zonën

Pëfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon të gjithë zonën

11:42, 19/06/2025

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë edhe një herë nga flakët ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit, retë e dendura të tymit kanë mbuluar të gjithë zonën përreth, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe përreth.

Zjarrfikësit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Ende nuk është bërë e qartë se cila është shkaku i zjarrit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

Kjo është hera e tretë brenda muajit qershor që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga zjarri, duke ngritur shqetësime për menaxhimin dhe sigurinë e kësaj zone.

LEXO EDHE: 

Digjet sërish Vlora e rilindjes, era e rëndë dhe tymi nga fusha e mbetjeve po vrasin qytetin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco