'Rama jepe dorëheqjen'/ Shqiptarët në Milano sërish në protestë

'Rama jepe dorëheqjen'/ Shqiptarët në Milano sërish në protestë

19:25, 21/06/2026

Një valë protestash të organizuara nga shqiptarët e diasporës ka përfshirë disa nga qytetet më të mëdha të Europës, Amerikës, Australisë dhe më gjerë, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë e madhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe situatës sociale e ekonomike në Shqipëri.

Në Milano, në zonën e Via Beltrami, dhjetëra shumë shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë. Me flamuj kombëtarë në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre.

Gazetarja Alba Kepi ka sjellë për SYRI pamje nga protesta në Milano, ku pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme. Pamjet tregojnë një numër të madh qytetarësh të mbledhur në manifestim, duke iu bashkuar kështu protestave të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco