Eduard Kaca, një emigrant shqiptar që jeton prej 36 vitesh jashtë vendit, mori fjalën në protestën qytetare para Kryeministrisë, duke kujtuar se ishte pjesë e lëvizjeve kundër regjimit komunist në korrik të vitit 1990.
Ai tha se, pas më shumë se tre dekadash, është rikthyer sërish në protestë, këtë herë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Kaca akuzoi Ramën se ka marrë peng Shqipërinë dhe Partinë Socialiste, duke theksuar se vendi ka nevojë për ndryshim, ndërsa socialistët kanë nevojë për reformim.
Ai i bëri thirrje kryeministrit të largohet sa më parë dhe u shprehu mbështetje qytetarëve të mbledhur në protestë.
Emigranti: Përshëndetje të gjithëve. Jam Eduard Kaca dhe sot jam këtu si qytetar i lirë nga diaspora.
Për ironi të fatit, edhe unë... bëj 36 vite që unë jam larguar nga Shqipëria me 2 korrik 1990.
Atëherë, unë dhe shokët e mi protestonim kundër Enver Hoxhës dhe babait të Edi Ramës.
Kthehem pas 36 vitesh dhe protestoj përsëri kundër Edi Ramës.
Edi Rama duhet të zbresë nga deliri i madhështisë.
Edi Rama... Edi Rama duhet të largohet sa më parë. Të lirojë Shqipërinë që e ka marrë peng.
Të lirojë Partinë Socialiste, të cilën e ka marrë peng.
Partia Socialiste ka nevojë të reformohet.
Përqafime të gjithëve. Përqafime të gjithëve.
© SYRI.net