Digjet sërish Vlora e rilindjes, era e rëndë dhe tymi nga fusha e mbetjeve po vrasin qytetin

Digjet sërish Vlora e rilindjes, era e rëndë dhe tymi nga fusha e mbetjeve po vrasin qytetin

10:36, 16/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër zjarr ka përfshirë fushën e mbetjeve në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përhapur sërish erë të rëndë dhe tym të dendur mbi qytet. Ngjarja ndodh për herë të dytë brenda pak javësh, duke shtuar shqetësimin mes banorëve dhe turistëve që ndodhen në qytet në kulmin e sezonit veror.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve per te vendosur situaten në kontroll. 

Edhe pse javën e kaluar kryetari i Bashkisë deklaroi se do të bëjë kallëzim penal për zjarrin e parë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete parandaluese. 

Deklaratat pas çdo zjarri nuk mjaftojnë. Askush nuk ka mbajtur ende përgjegjësi.

Ngjarja rikthen vëmendjen te problematika kronike e mbetjeve në Vlorë dhe dështimi për ta menaxhuar situatën, duke cënuar shëndetin publik dhe imazhin turistik të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco