Kush është prodhuesi i orave luksoze që u prit nga Rama: Dënimi me burg në SHBA dhe konfiskim pronash 2-milionë dollarë

Kush është prodhuesi i orave luksoze që u prit nga Rama: Dënimi me burg në SHBA dhe konfiskim pronash 2-milionë dollarë

14:18, 03/06/2025

Themeluesi i Jacob& Co, Jacob Arabo ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka darkuar.

Prodhuesi i orave të shtrenjta ka ndarë në rrjete sociale dy foto me Ramën, i cili sapo ishte kthyer nga një takim tjetër i suksesshëm me kasap Nusretin nga Gjermania.

LEXO EDHE: VIDEO/ Pasi doli në foto me Edi Ramën, Nusreti përjashtohet nga festa e Champions League

 Prodhuesi i orave miliardëshe, krahas postimit me Ramën, shprehet mirënjohës për mikpritjen. ndërsa nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri.

“Mirënjohës që pata mundësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Faleminderit për mikpritjen dhe për bisedën frymëzuese. Shqipëria, energjia dhe krenaria juaj janë të paharrueshme”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Por kush është Jacob Arabo?

Jacob Arabo i njohur si “Jacob the Jeweler”, është një dizajner amerikan i bizhuterive dhe orëve luksoze, si dhe themelues i markës së njohur Jacob & Co.

Arabo u bë një figurë kyçe në industrinë e hip-hopit dhe modës, duke krijuar bizhuteri dhe orë për yje si Jay-Z, Rihanna, Madonna, Elton John, dhe shumë të tjerë.

Ora e tij “Five Time Zone”, e lançuar në vitin 2002, u bë një simbol i stilit luksoz dhe u vesh nga figura të njohura si Naomi Campbell dhe Bono.

Në vitin 2006, Arabo u arrestua me akuza për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me grupin kriminal Black Mafia Family. Në vitin 2008, ai pranoi fajësinë për akuza dhe u dënua me 2.5 vjet burg, një gjobë prej 50,000 dollarësh dhe konfiskim të pasurisë prej 2 milionë dollarësh.

 Nuk dihet ende çfarë ka biseduar Rama me Arabo-n, por si gjithmonë ‘miqësia’ e tij me personazhe problematikë me ligjin nuk ndodh vetëm brenda vendit por edhe me ata jashtë.

Kujtojmë njohjen e tij me bosin e Bitcoin, Changpeng Zhao, CEO i Binance.

LEXO EDHE:SHBA, 13 akuza për mikun e Ramës, Changpeng Zhao, pronari i ‘Binance’ akuzohet për mashtrim

Vetëm pak muaj pas këtij takimi autoritetet amerikane kanë ngritën të paktën 13 akuza ndaj Zhaos, nën dyshimet e mashtrimit gjigant me kriptomonedhat. Mediet amerikane shkruajtën se Komisioni i Letrave me Vlerë dyshon se bosi i shoqërisë “Binance” kishte krijuar një rrjet kompanish nëpërmjet të cilave ka qarkulluar miliarda dollarë nga shoqëria e tij në SHBA drejt një filiali të tij në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco