Kryemadhi-Metës: 5 prioritetet i kemi pasur që nga themelimi i LSI, mos bëni propagandë me nepotizmin

13:43, 27/04/2024

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, foli në Konventën Kombëtare të kësaj partie shkurtimisht. Emri i saj u thirr nga Edmond Haxhinasto për të mbajtur fjalën, por ajo nuk ishte në sallë.

Pas disa minutave, ajo mbërriti dhe tha se kishte menduar se duhej të fliste më vonë, pasi në listë ishin 18 persona të tjerë. Pasi kërkoi ndjesë, Kryemadhi tha se 5 prioritetet e Ilir Metës nuk janë një gjë e re.

“Nuk dua të zgjatem, nuk dua të shtoj asgjë nga parafolësit. Aq më shumë për 5 prioritetet, që ne i kemi pasur që nga themelimi i LSI-së,” tha Kryemadhi.

Më pas ajo prezantoi dy propozimet e saj.

"I qëndroj fort dy propozimeve të mia për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete dhe këshill bashkiak. E nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL. Sot, ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave dhe vajzave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak. Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim, emëron kryetari jo në parti. Edhe në PL ka ardhur koha, i shtoj pikën e konfliktit të interesit. Anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që kanë konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit. Ky rregull zbatohet edhe individët e PL që do të propozojnë në pushtetin legjislativ. Ju ftoj të votoni të lirë. E rëndësishme të votoni atë që është më e mirë PL për ta forcuar dhe strukturuar", tha Kryemadhi.

Më herët, gjatë fjalimit, Ilir Meta e kritikoi atë për disa çështje.

Meta theksoi se kjo nuk është një konventë kundër Monika Kryemadhit. Por ai përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Kryemadhin për djegien e mandateve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco