SYRI TV/ Shqipëria nën pushtimin e pluhurit saharian, ja pasojat

16:16, 28/03/2024

Prej së mërkurës Shqipëria u pushtua nga pluhuri afrikan duke shkaktuar temperatura të larta dhe vështirësi në frymëmarrje. Sinoptikania Lajda Porja sqaroi për Syri Tv se kjo situatë është e përkohshme dhe pritet të normalizohet këtë të enjte. Ndërkohë edhe në vijim moti do të jetë i qendrueshëm dhe pritet të ketë rritje të temperaturave.

 “Që prej mëngjesit të së mërkurës Shqipëria u mbulua nga pluhuri saharian duke shkaktuar temperatura të larta dhe vështirësi në frymëmarrje. Sinoptikanët thonë se kjo situatë është e përkohshme dhe pritet të normalizohet deri pasditen e kësaj të enjteje.”

Temperaturat arritën deri në 28 gradë celcius të mërkurën, ndërsa gradualisht po normalizohen. Sinoptikania Lajda Porja tregon sesi ka ndikuar ky fenomen në vendin tonë, teksa thotë se dy vitet e fundit po përsëritet më shpesh.

Pluhuri saharian u shoqërua me masa të ngrohta ajrore duke e bërë ajrin mbytës. Si pasojë e këtij fenomeni cilësia e ajrit në kryeqytet sipas IQ air tejkaloi me rreth 10 herë normat e OBSH-së. Por sinoptikanët sqarojnë se ishte situatë e përkohshme dhe pa rrezik.

Në vijim moti do të jetë i qendrueshëm dhe pritet të ketë rritje të temperaturave.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco