VIDEO/ Berisha: Erion, të jap fjalën e nderit se edhe në Hënë po shkove, do të kapim dhe do të çojmë atje ku e meriton

20:29, 24/04/2024

“Erion, të jap fjalën e nderit se edhe në Hënë po shkove, do të kapim dhe do të çojmë atje ku e meriton”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar.

Berisha tha se kjo është një betejë vendimtare, duke shtuar si e tillë nuk mund të humbet.

“Kjo betejë vetëm fitohet.

Nuk ka forcë në botë që të na ndalë ne pa përmbushur detyrimin tonë, shporrjen nga bashkia të Erion hajdutit dhe hajdutëve të tjerë.

Erion, i tmerruar nga vrulli qytetar, zemërimi qytetar kalon nga një vend në tjetër”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur miq!

Beteja për çlirimin e bashkisë është betejë për jetën ose vdekjen e demokracisë në Shqipëri.

Ftoj çdo qytetar, ftoj çdo demokrat, ftoj çdo opozitar të mendojë se çdo të thotë për të nesërmen e tij.

Se ç’do të thotë për të nesërmen e fëmijëve të tij.

Se ç’do të thotë për të nesërmen e shoqërisë shqiptare, kombit dhe Shqipërisë.

Në rast se me fuqinë tonë nuk kapim për zverku të nxjerrim jashtë bashkie, kryehajdutin, kryehorrin e Tiranës.

Demokrate e demokratë, kjo është betejë vendimtare.

Kjo betejë nuk mund të humbet.

Kjo betejë vetëm fitohet.

Nuk ka forcë në botë që të na ndalë ne pa përmbushur detyrimin tonë, shporrjen nga bashkia të Erion hajdutit dhe hajdutëve të tjerë.

Erion, i tmerruar nga vrulli qytetar, zemërimi qytetar kalon nga një vend në tjetër.

Por të jap fjalën e nderit, se edhe në Hënë po shkove, do të kapim dhe do të çojmë atje ku e meriton.

Dëgjo këtu o hajdut që shpërndan fotot me këtë apo atë qeveritar, mos harro se edhe Saimir Tahiri me Ediskobarin shkuan në Shtëpinë e Bardhë, por ku përfundoi Saimir Tahiri pastaj?

Nuk ke të ardhme, gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej.

Ndaj dhe kthehu të japësh dorëheqjen, mos të të heqim në mënyrën më të vendosur dhe të japim atë që meriton.

Kthehu se je një shpifësirë që nuk ke pasur shok kurrë në ndonjë administratë.

Ke vjedhur 100 përqind të fondeve, në vjedhur paratë e varrezave, ke vjedhur paratë e shkollave, ke vjedhur paratë e ndihmës ekonomike.

Kthehu se do të të kthejmë ashtu siç nuk ta pret mendja.

Nuk ka forcë në botë që të na e marrë ne fitoren nga duart.

Fitorja është e jona, mjerë ti. Mos provoko bashkinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco