'Shqipëria do të ketë diell për të gjithë!', Meta vlerëson Blushin dhe Këlliçin: Rama s’është budalla, por…

'Shqipëria do të ketë diell për të gjithë!', Meta vlerëson Blushin dhe Këlliçin: Rama s’është budalla, por…

12:09, 27/04/2024

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të larta nga Konventa Kombëtare deklaroi se duhet të forcohet ndjenja e misionit, pasi përballë është një regjim mafioz. Ai u ndal te djegia e mandateve, që sipas tij ishte llogari e kalkuar e Ramës, Bashës dhe Mcgonigal dhe e djalit të miliarderit.

“Një zonjë kishte ardhur disa herë, kishte bërë kërkesë dhe donte të ishte pjesë e partisë. Por si kishte kthyer njeri përgjigje. Ore nuk bëhet partia vetëm me foto. Ajo ishte mësuese. Duhet të kishte 5 mijë të rinj PL të anëtarësuar. Pse nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku nga 1 mln euro për të vënë kandidatë në rrethe me emër, por unë vura të rinj. Një duartrokitje për Xhixhon dhe të rinj të tjerë që punuan. Kërkojnë që të na shkatërrojnë identitetin.

E ruajti identitetin Erisa, se ruajti dinjitetin e gjyshit të saj. Kudo ku shkoja më thonin se ishin të pakënaqur. Turp për ata që thonë pse përmend Meta Vasil Laçin. I paharruar kujtimi i asaj nëne që rriti plot sakrifica Vasilin. Ai kreu një akt të jashtëzakonshëm. Do ju tregoj një histori me Sali Shijakun. E takova Shijakun dhe i them; kemi menduar që t’i japim dekoratë shokut të Vojo Kushit. E kam takuar vetë më tha dhe ai qante kur e kishte takuar në Divjakë. Ai kishte qenë 10 vjeç në betejën e Kodrës së Kuqe. Sali Shijaku tha se doja të përjetësoja figurën e Vojo Kushit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco