EKSKLUZIVE në SYRI TV/ Autori i programit ‘Report’ në RAI-3, përgjigjet për Ramën, Agaçin, Olsin…

21:46, 24/04/2024

Reportazhi i transmetuar për Shqipërinë të dielën ‘Hotspot Albanesi’ është shndërruar në një debat të vërtetë politik në Shqipëri, sidomos mes jush dhe kryeministrit Rama. E prisnit këtë lloj reagimi?

Unë sinqerisht e prisja më shumë një reagim në Itali se ne jemi televizion publik që bëjmë investigime të rëndësishme. Merremi me administratën publike. Italia po jep 1 miliard euro para publike për këtë program për emigrantët. Sigurisht me Shqipërinë duhet të bënim llogaritë edhe me korrupsionin.

Ne kemi vepruar mbi bazën e dokumenteve gjyqësore, pra shumë të rëndësishme.

Na vjen keq që kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij juridik, Engjëll Agaçi, nuk e pranuan intervistën. Nuk e kuptoj pse nuk pranuan një intervistë me televizionin publik italian.

La Republiça ka raportuar një ditë pas transmetimit të reportazhit investigativ se kryeministri Rama ka ngritur zërin gjatë një bisedimi që ai ka basur me drejtuesit e Rai. Si qëndron e vërteta e këtij informacioni?

Mua më rezulton që ka pasur një telefonatë, por që tonet nuk kanë qenë të ndezura. Nuk e njoh përmbajtjen, di që ka thënë që do dërgoj një letër proteste me sqarime, nga ato që kam lexuar nga agjencitë e lajmeve. Neve ende nuk na ka ardhur gjë në redaksi.

I kemi kërkuar intervistë, por për fat të keq nuk na është dhënë mundësia për të pasur këtë.

Është ajo përgjigjja e shkruar nga Agaçi që kemi publikuar në faqen tonë, që ka konfirmuar lajmin që dhamë që ka qenë përfaqësuesi ligjor i disa klientëve të përfshirë në narkotrafik dhe konsulent në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emirgantët dhe konsulent për operacionin e atëhershëm të gjeneralit Lisi.

Këtë e tha edhe vetë gjenerali Lisi në mikrofonin tonë. Është diçka që ne e morëm parasysh me shumë korrektesë. Agaçi nuk e pranoi intervistën që i kërkuam.

A është normale që kryeministri i një vendi të huaj  të marrë në telefonë e të bisedojë me drejtuesit e Rai edhe pas transmetimit të një reportazhi?

Nëse është normale, nuk e di, duhej të më kishte marrë mua në telefon nëse po. Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë në të kaluarën. Edhe Kremlini është ankuar për Report, Lavrovi dikur, ministri i Jashtëm. E ka quajtur armik të Kremlinit pas një reportazhi që kemi bërë për ta.

Kemi pasur të njëjtin sulm, telefonata që janë bërë.

Nëse gjithçka do mbetet në një diskutim në nivel cinik, ndërsa në qoftë se ajo telefonatë ka vlejtur si presion, është diçka tjetër. Dhe nuk është e drejtë sepse liria e shtypit është diçka që nuk ka çmim, të gjitha vendet duhet ta respektojnë

Nëse ajo telefonatë që ju thatë ka vlejtur si presion, a e keni ndjerë këtë lloj presioni deri tani?

Unë nuk pam pasur presione nga Rai. Ky është një transmetim i rai që gjithmonë ka qënë i lirë dhe është ndjrë i lirë e të veprojë i lirë. Kemi marrë edhe sulme të tjera politike. Gazetarët e report gjithmonë kanë bërë reportazhe të tilla dhe ne kemi ecur gjithmonë në rrugën tonë të pavarur nga politika.

Sipas z.Rama ju nuk keni transmetuar përgjigjet e dhëna përmes një email-i nga sekretari i përgjithshëmi kryeministrisë Engjëll Agaçi. Pse nuk i përfshitë këto përgjigje në reportazhin tuaj, megjithëse ato janë dhënë që prej datës 5 prill?

Sepse ndërkohë ai email ishte në pritje të marrjes së informacioneve, ishte një konfirmim i informacioneve që kishim, pra ishin të vërteta.

Pra, është një operacion që kontribuonte për të vërtetën dhe ne donim intervistën sepse në bazë të atyre informacioneve që Agaçi na konfirmoi, ne mund të realizonim intervistën.

Pra, faktet u treguan me konkretësinë e tyre dhe vërtetësinë dhe përputhen në emailin e përgjigjes të dhënë nga zoti Agaçi.

A mund të na zbuloni pak më shumë lidhur me informacionet që ju zotëroni? A ka më shumë?

Ne kemi zakonin që të vazhdojmë të hetojmë, të investigojmë për ato gjëra për të cilat trajtojmë. Ne do të vazhdojmë punën tonë, do i kthehemi edhe të dielën e ardhshme çështjes së emigrantëve.

Zoti Agaçi tha në emailin e tij se nuk e kuptonte pse po e trajtonim këtë çështje që nuk është me interes. Fakti që një qeveri investon 1 miliard euro për trajtimin e emigrantëve në një vend tjetër me mënyra që janë kontradiktore dhe jo të qarta, që tregon se kjo është një çështje me interes të madh publik,’ tha Ranuçi.

Edhe sot kryeministri Rama ka deklaruar që nuk ka asgjë të keqe dhe të gabuar që një avokat penal të mbrojë narkotrafikantët duke e ndarë rolin e tij në kohën kur z.Agaçi ka qënë avokat me pozicionin e tij aktual si sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Si ndërlidhën këto të dyja?

Ne nuk thamë që ka ndonjë gjë të keqe, ne thjesht donim të flisnim me Agaçin për disa dinamika të kësaj marrëveshje. Për Agaçin ne treguam dhe nënvizuam se kush është Agaçi, treguam edhe çështjen me shefin e Interpolit, gjeneralin Lisi, për çështjen e pronave që ishin në pronësi të një trafikanti dhe kaluan për llogari të gjeneralit.

Të gjitha ato që kemi thënë janë nga dokumentacioni gjyqësor. Të gjitha janë fakte që kanë të bëjnë me korrupsionin, të dokumentuara.

Edhe për vëllain e kryeministrit Rama, i cili rezultonte nga aktet gjyqësore i lidhur me ato subjekte që thamë.

Ne kemi bërë një punë shumë të qartë të bazuar në dokumente që kemi parë.

Sipas kryeministrit Rama, reagimi i tij erdhi vetëm sepse ky dokumentar është një sulm ndaj Shqipërisë. Keni një koment për këtë?

Këtë duhet ta them qartësisht. Nuk është një sulm ndaj popullit shqiptar, që është një popull që e quaj të afërt me ne, dhe absolutisht nuk duhet të përgjithsojmë. Është një transmetim shumë kritik por është fakti që ne nuk duam të përgjithsojmë. Ne kemi folur për çështje duke bërë emra dhe mbiemra. Edhe kur ka përgjegjësi penale, administrative ka emra dhe mbiemra. Ne as për Italinë nuk duam të përgjithsojmë dhe këtë e them në mbrojtje të populliti shqiptar. Nuk është një sulm për popullin shqiptar, pra për Shqipërinë.

Sipas zotit Rama ky reportazh është një sulm në drejtim të Giorgia Melonit, duke e përdorur Shqipërinë si nëj dëm kolateral. Do të doja një përgjigje edhe për këtë.

Nëse ka një vlerë ka qën ajo për ta errur denoncimin për Report. I është shpjeguar më mirë popullit italian. Fakti që janë përdorur Rama, Shqipëria për të sulmuar Melonin nuk është absolutisht e vërtetë. Kjo nuk u përgjigjet kritereve që ne në Report tregojmë. Sikurse keni parë, as nga ana e qeverisë italiane,  as nga ana e asaj shqiptare skemi pasur fatin të bashkëbisedojmë me ta dhe të sqarojmë faktet për të cilën është folur.

Është përmendur në reportazh vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe lidhjet e tij të dyshuara me grupet e rrezikshme të trafikut të drogës. Kryeministri Rama në një intervistë sot tha se kjo është një çështje e drejtësisë dhe përgjegjësi personale e Olsi Ramës. Ku jen i bazuar në trajtimin e kësaj çështjeje në reportazh, dhe a dispononi prova të tjera?

Disa dokumente për këto fakte i kemi publikuar, i kemi rrëfyer se emri i vëllait të kryeministrit nuk është hetuar. Por nënvizuam faktin se nga këto dokumente dilte se kishte rezultuar të kishte kontakte me narkotrafikantët dhe që përdorej e njëjta makinë, makina e tij.

Gjithashtu që ka pasur kontakte me këto subjekte. Kemi thënë këtë gjë. E kemi thënë të njëjtën gjë edhe për ministrat e brendshëm të mëparshëm.

Pra, ne i bëjmë investigimet tona bazuar mbi dokumentet gjyqësore.

Për çfarë arsye në këtë dokumentar, për çështjen e marrëveshjes për emigrantët, janë përmendur disa ish-ministra, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa duke kaluar deri tek vëllai i kryeministrit Olsi Rama? Si u arrit deri këtu?

Ndërkohë cituam një dokument të International Transparency që ka vënë në qendër Shqipërinë, pjesën e korrupsionit, atë që po bën Shqipëria në përpjekje për të dalë nga kjo histori, këshillimin që ka kërkuar dhe magjistrati i tij italian Francesco Mandoi. Ai është thirrur si konsulent por nuk është përdorur si i tillë në luftën kundër korrupsionit, për të cilën ishte thirrur. Përsa i përket dokumentit Amnesty International Transparency për korrupsionin kemi dashur të përmendim raste specifike  pa dashur të fajsojmë gjithë Shqipërinë për këtë. Nuk është kështu.  Nëse ka episode korrupsioni është e nevojshme për të mirën e popullit shqiptar të dihen emrat, faktet që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Kryeministri i Shqipërisë ju ka akuzuar sot se keni publikuar akuza të ngritura nga opozita shqiptare duke pretenduar në mënyrë indirekte se po përdoreni nga opozita në Shqipëri për të goditur qeverinë dhe imazhin e Shqipërisë. Do të doja një përgjigje edhe për këtë rast.

Kjo nuk përputhet absolutisht me të vërtetën. Ne I kemi kërkuar intervista opozitës sepse preokupimi ynë është jo të vehemi kundër kryeministrit Rama, ne kemi përkuar përgjigje, kemi përfshirë dhe Berishën duke thënë që edhe ai ishte I akuzuar për korrupsion. U kufizua vetëm që të dinim se ç’përfundim apo ç’fat do kishte marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët nëse do të fitonte partia që ai përfaqësonte. U konfirmua që rrezikohet që marrëveshja të anulohet dhe të hidhet në erë kështu një investim i qeverisë italiane prej 1 miliard eurosh.

Në një reagim në rrjetin X ditën e sotme kryeministri Rama ju ka paralejmëruar që të mos e vijoni më investigimin tuaj. Nuk e di nëse e keni lexuar.

Nuk e kam lexuar, Mund të ma citoni, ju lutem?

E nis reagimin të gjithë në gjuhën italiane duke përmendur gjyshen e tij e cila I ka mësuar italishten dhe shkruan “më thoshte shpesh që të gabosh është njerëzore, të kembëngulësh është diabolike’. Në përfundim të këtij reagimi thotë ‘duke siguruar drejtuesin – u referohet juve  në këtë rast z.Ranuçi,  gjyshja ime nga bota tjetër vazhdon të ketë të drejtë. I këshilloj të dëgjojnë këtë grua të shenjtë dhe të mos këmbëngulin në vijimin e gabimeve të asaj puntate të tmerrshme por thejsht ta mbyllin këtë faqe mundësisht duke publikuar edhe këtë kontrubut të vogël timin në shërbim të interesit publik Italian”. Si e merrni ju këtë thirrje të zotit Rama? Është ky një lloj presioni?

‘Unë i adhuroj gjyshet. Gjithmonë kam shkuar mirë me gjyshet e mia. Respekt që ka përmendur gjyshen Rama, por ky mendim i gjyshes nuk mund të perceptohet si presion. Unë nuk e marr si presion.

Është në të gjitha rastet e papërshtatshme apo është Brenda etikës? A është normale që një kryeministër të drejtohet në këtë thirrje?

Mendoj se Rama i ka thënë ato gjëra në interesin ekskluziv të Shqipërisë, për të krijuar tensione mbi shtypin e lirë të një vendi tjetër se kjo do ishte e rëndë po ta bënte.

Ju keni paralejmëruar se investigimi do të vijojë  përgjatë të djelës sërish me çështjen e emigrantëve. Do të doja të zboloni aq sa mundeni më tepër mbi atë çfarë presim. Dua të kuptoj nëse do të vijoj investigimi apo do të dëgjoni këshillën e z. Rama në këtë rast.

Ndërkohë Rama me gjithë respektin duhet të dijë se nëse Report zotëron informacione që janë në interesin publik të këtij vendi, por edhe të shqiptarëve si popull, Rama mund të mbështetet në kontributin e Reportit, në kuptimin që në një program që do vazhdojë të bëjë punën e vet, do ishte një gjest i bukur nga ana e Ramës nëse do pranonte të bënte intervistën me ne.

A pritet të ketë fakte të tjera të cilat do të sjellin të dhëna të reja sa i përket edhe emrave të tjerë të përmendur aty?

Jeni shumë e zonja por më lejoni të presim të djelën për të parë emisionine radhës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco