Vasili: Duhet një sistem i drejtë zgjedhor, pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë

Vasili: Duhet një sistem i drejtë zgjedhor, pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë

16:02, 28/03/2024

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një intervistë për News24, tha se opozita do i shkojë deri në fund të vërtetave.

Vasili theksoi se pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë. Sipas tij, duhet që Shqipëria të implementojë një sistem të drejtë zgjedhor.

 “Ne si opozitë do i shkojmë deri në fund të vërtetave. Kjo është arsyeja se përse janë ngritur Komisionet Hetimore. Qeveria ka dështuar totalisht dhe duhet të kthehemi e të vendosim në vend padrejtësi të mëdha.

Pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë. Kjo duhet rregulluar. Parlamenti duhet të marrë vendime të drejta, që të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve të vjedhura. Duhet të kemi një sistem zgjedhor të drejtë”, deklaroi Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco