Inceneratori i Tiranës, Meta: SPAK të na tregojë ku përfunduan 60 mln euro

Inceneratori i Tiranës, Meta: SPAK të na tregojë ku përfunduan 60 mln euro

16:16, 26/03/2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat tha se SPAK duhet t’i tregojë qytetarëve se ku kanë përfunduar 60 mln euro nga taksat e tyre inceneratorit të Tiranës. Meta tha se ne prisnim ndonjë zhvillim për sa i takon akuzave ndaj ish-ministrit Ahmetaj, lidhur me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, që janë bërë publike. Meta u shpreh se të gjithë qytetarët presin veprime konkrete për të ndalur aferën mafioze që ka sjellë dhe pos jell dëme çdo sekondë.

Unë dua të pyes për një çështje të fundit, pasi SPAK i ka komunikuar zyrtarisht akuzat, ish-ministrit Arben Ahmetaj, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për çështjen e inceneratorëve. Duke qenë se kjo çështje është denoncuar shpesh herë nga opozita, nga ju vetë, për atë që e cilësoni si afera e djegësave, si e cilësoni ju të gjithe procesin hetimor nga SPAK. A jeni ju i kënaqur me këto rezultate?

Meta: Për çështjen konkrete që pyetët ju, jo vetëm në mars, por çdo muaj të vitit nuk do t’i shmangem asnjëherë pyetjeve tuaja. Ne prisnim ndonjë zhvillim për sa i takon akuzave ndaj ish-ministrit Ahmetaj, lidhur me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, që janë bërë publike.

Prisnim ndonjë rezultat për ato 60 milionë euro që sipas tij, që pasdyshim ka pasur dijeni të plotë, sepse ka qenë numri dy i qeverisë dhe i financave, se ku kanë shkuar ato 60 milionë euro?

Që do të llahtariseshin dhe shqiptarët sipas tij, kur të merrnin vesh. Dhe natyrisht të gjithë presin veprime konkrete, që ndalojnë këtë aferë mafioze.

Ka sjellë dhe sjell dëme çdo sekondë për qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco