Bardh Spahia: Rama gënjen sa herë flet për Shkodrën

Bardh Spahia: Rama gënjen sa herë flet për Shkodrën

16:27, 21/03/2024

Anëtari i Kryesisë në PD, Bardh Spahia, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon Edi Ramën se gënjen sa herë flet për Shkodrën.

Në përgjigje të deklaratave të Ramës se Shkodra nuk kishte asnjë semafor në 30 vite demokraci, Bardhi e ka përgënjeshtruar këtë të fundit duke thënë se qyteti i Shkodrës ka semaforë që prej shumë kohësh, edhe pse jo në funksion, por kanë qenë pjesë e projektit të bërë nga bashkia nën drejtimin e PD dhe Rama së bashku me Rilindjen kërkojnë vetëm ta propagandojë këtë gjë si punë të tyren.

Sipas Spahias, e vetmja gjë që Shkodra ka përfituar nga Rilindja janë rritja e taksave, shpopullimi dhe masiviteti i krimit.

Postimi nga Bardh Spahia

Sa herë flet për Shkodrën gënjen.

Me paftyrësinë që e karakterizon dhe me mosnjohjen e Shkodrës edhe nga përfaqësuesit e tij mashtrues lokal, Rama shprehet se: "Shkodra nuk kishte asnjë semafor e për më tepër as edhe një shtyllë semafori të ngulur në tentativë në 30 vjet demokraci".

Shkodra ka patur semaforë prej vitesh edhe pse prej shumë kohësh jo në funksion, edhe ndriçuesat Led në 11 rrugët kryesore të Shkodrës janë projekt i përfunduar nga bashkia nën drejtimin tonë, me shpalljen e fituesit me 27.04.2023, për të cilët përsëri gënjen kur mundohet që ta propagandojë si arritje të rilindjes së tij hajdute.

Bashkia Shkodër është një ndër 4 bashki që kanë përfituar me datë 27 Prill të vitit 2023 nga investimi i dhënë nga Qeveria Zvicerane, nëpërmjet SECO, për projektin SEMP për ndriçimin me led të 11 rrugëve kryesore të qytetit.

Ajo çfarë Shkodra dhe shkodranët kanë "përfituar" nga rilindja është rritja e taksave lokale, lënia e qytetit në dorë të krimit, shpopullimi alarmant, ulja me rreth 1500 nxënës cdo vit nga arsimi parauniversitar, kanabizimi i territorit të bashkisë, plaga e papunësisë, largimi masiv deri tani i afro 200 kryefamiljarëve nga puna si dhe zbrazjen e vazhdueshme të qytetit gjatë qeverisjes së tij për shkak të varfërisë ekstreme.

Këto janë një pjesë shumë e vogël e problemeve madhore për të cilat një kryetar po të ishte i zgjedhur me votat e qytetarëve do kishte ngritur zërin tek kryeministri dhe jo diskutimi i turpit për semaforët.

P.s. nga disa takime me ekspertë të lëvizshmërisë dhe trafikut urban, rezulton se semaforët nuk janë një zgjidhje e përshtatshme për qytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco