VIDEO/ Bardhi: Kush thotë se Rama nuk mundet gabon, do ia dalim në 2025

17:00, 19/03/2024

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se bashkimi total i Partisë Demokratike erdhi falë sakrificës dhe mundit të demokratëve.

Në takimin e zhvilluar në Mat me qytetarët, Bardhi tha se përgjegjësia ndaj secilit prej jush, përgjegjësia ndaj asaj që duan demokratët, na ka bërë të gjithëve bashkë me qëllimin për të fituar zgjedhjet e 2025.

“Ne kemi treguar se sa herë kemi qeverisur vendin e kemi çuar, me hapa të vegjël, por gjithmonë përpara.

Në 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës kemi bërë vetëm hapa pas. Shikoni si sillet Rama sot, sikur ka ardhur dje në qeverisje, ndërkohë që ka 12 vjet në pushtet. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur dhe për të pritur Edi Ramën”, tha Bardhi, duke shtuar se më shumë keqqeverisjen e Edi Ramës e vuajnë qytetarët dhe jo deputetët.  

Duke iu drejtuar qytetarëve, Bardhi tha se do jemi gjithmonë në krah të qytetarëve dhe demokratëve, do të duhet të trokasim në çdo derë dhe duhet të hyjmë në zemrën e çdo qytetari.

“Kush thotë se Edi Rama nuk mundet e ka shumë gabim, do ia dalim që në 2025 do të sjellim ndryshimin që nuk e sollëm dot në 2021”, tha Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco