VIDEO/ Bushati: Në Sazan s’ka investim, por lobim kërmash politike

21:30, 18/03/2024

Gazetari Andi Bushati e cilësoi si një lobim kërmash politike, atë që thuhet se do të ndodhë me ishullin e Sazanit.

Në “Çim Peka Live”, Bushati tha se investimet serioze vijnë me tendera dhe jo me biznese të fëlliqura apo me lidhje politike.

“Tani po marrin kuptim pse u miratua ligji për zonat e mbrojtura apo pse u shty ligji për investimet strategjike”, tha Bushati.

Ai u shpreh se ambasadori Grenell është një lobist. “Shqiptarët fitojnë kur Qeveria bën një plan se ku duhet investuar, më pas thotë se cilët janë kompanitë ndërkombëtare që kanë interes për të investuar, dhe jo përmes lidhjeve politike”, tha Bushati. Sipas tij, në Sazan nuk ka investim serioz por ndarje llokmash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco