Vettingu/ Strasburgu gjobit Shqipërinë

Vettingu/ Strasburgu gjobit Shqipërinë

15:28, 04/07/2023
Gjykata e Strasburgut ka gjobitur Shqipërinë për vendim të padrejtë të vettingut kundrejt  Admir Thanzës, ish gjyqtar kushtetues i shkarkuar nga procesi i Vettingut.

Duke vlerësuar se i ishte shkelur e drejta e një gjykimi të drejtë, Strasburgu shton se shteti shqiptar duhet t’i paguajë paditësit vlerën prej 3500 euro.

Në atë kohë gjatë procesit të Vettingut ish-gjyqtari kushtetues kërkoi të njihej me informacionet e DSIK që e referonte me probleme të figurës, por këto dokumente u konsideruan sekrete. Brenda tre muajve Thanza ka afat t’i drejtohet Dhomës së Madhe për të kundërshtuar edhe shkarkimin që është vlerësuar proporcional.

Kjo konsideratë e Strasburgut, për dokumentet sekrete është trajtuar më herët edhe nga Gjykata e Posaçme në të dyja shkallët për rastin e Klemendt Çalës, i cili me firmë të ministrit të Drejtësisë u dërgua në regjimin e ashpër 41 biss. Por gjatë gjykimit, në të dyja shkallët u tha se shkresa duhej shfuqizuar pasi i dyshuari kishte të drejtë të njihej me informacionet për të respektuar gjykimin e drejtë.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut kompromenton rëndë procesin e vettingut në drejtësinë e re shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco