Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ja pistat ku po heton policia

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ja pistat ku po heton policia

10:19, 30/06/2023

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket vrasjes së dyfshitë të ndodhur një ditë më parë në Shkodër ku u ekzekutuan bab e bir Gjokë dhe Eduard Gurra. Burime bejnë me dije se përveç pistës së konkurencës për biznesin e familjes Gurra, grupi hetimor po heton edhe kultivimin e lëndëve narkotike si pistë, kjo për shkak edhe të pronave të shumta që posedonte familja Gurra. Ndërkohë që Gjokë Gurra rezulton se ishte kryeplak në fshatin Bruçaj. Më herët ka qenë dhe pjesë e strukturës së policisë së Shkodrës, por është larguar në vitin 2008, kohë e cila përkon dhe me hapjen e biznesit të lëndëve drusore.

Ndërkohë efektivët e policisë gjyqësore kanë marrë dhe deklaratat e të afërmëve të familjes Gurra, por dëshmia e tyre nuk ka ndihmuar grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen e cila është ende e mbetur pa autor. Ndërkohë dhe terreni i vështirë nuk po e ndihmon hetimin për zbardhjen e ngjarjes për shkak edhe të mungesës së kamerave të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco