Shameti: Stili i qeverisjes së Ramës - stili i prestigjatorit, model varfërues që thërret paranë e fituar me kokainë!

Shameti: Stili i qeverisjes së Ramës - stili i prestigjatorit, model varfërues që thërret paranë e fituar me kokainë!

19:30, 29/06/2023

"Nuk ka nen të reformës që kalon pa u diskutuar dhe miratuar paraprakisht bashkarisht. Nëse një nga dy palët, amerikanët apo europianët, thotë jo, nuk kalon. Është konsensus i plotë mes nesh.", ngulmoi Edi Rama më 2 mars 2021.

Analisti Sokol Shameti e ka cilësuar Kryeministrin Edi Rama si një politikan prestigjiator që afron spektakël në pamundësinë për t’i afruar qytetarëve të vendit të tij një produkt konkret për të jetuar. E tillë është edhe reforma në drejtësi, për të cilën Shameti u tall hapur me shprehitë e Ramës “se për të ka konsensus të plotë me amerikanët e europianët” e për këtë arsye, i bie që për të as nuk duhet ngritur ndonjë pikëpyetje!

Shameti e çoi më tej sarkazmin e tij sot për Ramën, kryeministrin e një vendi që po mbushet me grataçiela, që legalizon kanabisin, që lëshon satelitë kur nuk ka as ushtri-  ndërsa njerëzit aty poshtë po vdesin urie.

“Ky është stili i tij i qeverisjes, - e përmblodhi mendimin e tij analisti në fund, - një model varfërues, model që thërret spektaklin, që thërret paranë që hyn pasi është fituar me kokainë atje mbrapa”.

Ndiqni një pjesë nga intervista në studion e debatit të Sonila Meços “Task Force” në SYRI TV.

Sonila Meço: Sokol , a mendon se ka një liçensë për kryeministrin shqiptar për të ndërmarrë nisma të tilla duke shfryëtzuar bindjen e tij për një seri iniciativash rajonale?

Sokol Shameti: Mund të kategorizohet kjo edhe si një lloj license, si një “carta bianca” për të bërë çfarë të duash, po kjo lidhet shumë me stilin e qeverisjes së Edi Ramës. Stili i qeverisjes së Edi Ramës është stili i një prestigjatori. Është një prestigjator që afron spektakël ose gjëra spektakolare në pamundësi për të ofruar produkt konkret. Reforma në drejtësi është gjithashtu një gjë e ngjashme, është një produkt spektakolar. Çfarë është ajo?! Është një reformë ( që e kemi kopjuar nga amerikanët, e kanë bërë amerikanët dhe europianët, mos na flisni për këtë se kjo është FBI-ja vet e implementuar në Shqipëri) !!!

Sonila Meço: FBI-në mos e përmend, se McGonigali kështu na doli...

Sokol Shameti: Çfarë të them! Po në të fundit është diçka ku para së gjithash njerëzit duhet të qëndrojnë me gojë hapur dhe të mos ngrenë pyetje fare, asnjë pyetje, madje as për personelin brenda, për ato makinacionet “e vogla” që bëhen atje, për ato rregullimet fisnore etj etj. S’duhet zënë me gojë ajo fare se është një gjë “spektakolare”!!! Dhe në fund të fundit, kjo është ajo që ka bërë Rama gjatë gjithë qeverisjes së tij.

Po të shikosh, çfarë ka propozuar Rama?! Do të legalizojmë kanabisin! -  Aaaau të gjithë! Do të lëshojmë dy satelitët! (Ti mbrojtje s’ke fare këtu, ushtri, po do të lëshojmë dy satelitë atje, nga lart) Pasaporta të Arta për ata që... Do të ndërtojmë makina luksoze në Shqipëri, do të prodhohet tip Ferrari e gjëra absurde fare; do të ndërtojmë grataçiela!

Njerëzit po vdesin urie mbrapa atyre, se s’kanë as punë, as të ardhme, asgjë, ama po ta shikosh në kartolinë Tiranën, ti impresionohesh, do të thuash ç’bëhet këtu, ky është Manhatani i Ballkanit!

Ky është stili i tij i qeverisjes, i cili nuk e di pse, ndodh  për shkak të stilit ekonomik që është zgjedhur në Shqipëri këto 30 vite, është model varfërues, model që e thërret spektaklin, e thërret paranë që vjen, që hyn kështu pasi është fituar me kokainë atje mbrapa etj etj dhe vjen pa pyetje, por ...

A është rruga e vetme, a është rruga e lehtë, përtace, që të mos ulesh aty dhe të mos mendosh një rrugëzgjidhje, një model të ri ekonomik dhe politik?! Nuk e di çfarë është kjo, por është kjo!/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco