Projektligji për kanabisin, Koka: Do jetë në zbatim vetëm për të afërmit e kryeministrit Rama

Projektligji për kanabisin, Koka: Do jetë në zbatim vetëm për të afërmit e kryeministrit Rama

18:50, 29/06/2023

Gazetari Bledian Koka ka komentuar projektligjin e miratuar nga qeveria për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit duke u shprehur se licencat për kultivimin e këtij lloji droge do ti posedojnë vetëm njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Koka thotë se këtë e vërteton fakti se çdo herë që hapet një agjensi ligjzbatuese, paralel hapen vende pune për militantë të qeverisë.

“Jemi fiks si në rastin e lojërave të fatit. Lojërat e fatit dikur  i kishim sigurisht elementet e botës kriminale, por sot po të bësh një investigim  të vogël të rezulton që të gjithë pikat e lojërave të fatit, kazinotë e më pas edhe licensat që do të jepen për bastet online etj, të gjithë shkojnë tek njerëz shumë të ngushtë të pushtetit të oborrit të Edi Ramës. Nuk po them deri tek familjarët e tij sepse duhet ti verifikojmë disa gjëra. Unë mendoj që të njëjtat gjëra do të ndodhin edhe në rastin e kanabisit. Pra, sigurisht do të jenë njerëz shumë të afërt të kryeministrit të cilët do të m arrin lejet dhe licensat përkatëse, kanë blerë edhe tokat përkatëse, kanë ngritur edhe strukturat përkatese dhe thjeshtë ne presim se çfarë do të ndodhë. Dhe për të parë këtë është boll të shohësh importimin e tubacioneve që janë bërë prej një viti dhe që janë shdoganuar. Shikoni kampanitë që kanë shdoganuar tubacione të mëdha, të pajustifikueshme, për të kuptuar se kush do ti marrë këto. Sa herë hapet një aktivitet hapet dhe një agjensi ligjzbatueshe, hapen dhe disa vende të tjera pune për  militantë dhe për njerëz të afërt të regjimit. Kjo  është qesharake.

Zoti Rama në qoftëse ka premtime që i ka mbajtur në gjatë 10 viteve të regjimit të tij është çdo premtim i cili shkon kundër interesit publik.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco