SYRI TV/ Raporti i OKB për drogat, reaogon Meta: Qeveria është bërë njësh me trafikantët

14:57, 29/06/2023

Raporti që e cilëson Shqipërinë si vend tranzit për trafikun e kokainës dhe heroinës, dëshmon se qeveria Rama është bërë njësh me trafikantët. Kështu deklaroi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat, ku shtoi se ligji për legalizimin e kanabisit, është çmimi që Rama po u paguan trafikantëve për blerjen e votave. Ai i beri thirrje deputetëve të mos e votojnë në Kuvend, pasi do bëhen bashkëfajtorë për shkatërrimin e vendit.

SYRI TV

Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta raporti i fundit i drogave të OKB, që  evidenton se Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikut të heroinës dhe kokainës, dëshmon lidhjet e qeverisë Rama me trafikantët. Në një dalje për mediat, Meta deklaroi se pjesë e lidhjeve inkriminuese është edhe vetë kupola drejtuese e policisë së shtetit.

Sipas ish presidentit ligji për legalizimin e kanabisit, është pikërisht borxhi që Rama u kishte trafikantëve për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai i bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë në parlament.

Deklaratat Meta i bëri gjatë një konference me gazetarët ku theksoi se deputetët që do të votojnë pro  legalozimit të kanabisit do të jenë bashkëfajtor në krimin që sic thekson ai shkatërron të ardhmen e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco