Hoxhaj: Banditët e Bashës dhunuan deputetët dhe gazetarët

18:41, 07/06/2023

Gazetari i Syri TV Julian Hoxhaj është shprehur se në mbledhjen e ditës së sotme në Partinë Demokratike është ushtruar presion nga njërëz të Lulëzim Bashës për të marrë vendimmarrjen në garën fiktive në partinë e vulës.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Hoxhaj ka thënë se të gjitha këto ngjarje të bëra nga Basha e kanë vazhdën që nga 8 janari pikërisht për të dëmtuar partinë demokratike.

“Nga edicioni i pasdites deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar që u shkonin dhe telefonatat deputetëve që ndodheshin në mbledhje nga persona të tillë që ushtronin presion dhe trysni për të marrë pikërisht vendimmarrjen që i duhet zotit Basha për të hapur garën fiktive në partinë e vulës. Më pas ne i kemi parë dhe i kemi dëshmuar dhe me video të filmuara nga vetë gazetarët  sesi janë trusnuar gazetarët, sesi janë kërcënuar dhe është përdorur një fjalor i ulët rruge nga këto persona që në në të shkuarën kanë pasur në partinë e vulës dhe poste drejtuese. Kjo ndodh sepse në këtë pjesë ky grupim i vogël që mbështet ende Lulzim Bashën nuk i intereson që të ketë zëdhënie publike të situatave të tilla. Pra, nuk duan që njerëzit të marrin vesh  fytyrën e vërtetë të Lulëzim Bashës. Unë mendoj që lidhet drejtëpërdrejtë me vazhdën e të gjithë lojës ose punës  së heshtur dhe të nëndheshme që ka bërë Lulëzim Basha që nga 8 janari e këndej pikërisht për të dëmtuar demokratët, p[ër të demtuar partinë demokratike.” ka thënë Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco