Dy viktima në Shkodër/ Njëri humbi kontrollin e automjetit, tjetri ra nga lisi

Dy viktima në Shkodër/ Njëri humbi kontrollin e automjetit, tjetri ra nga lisi

10:30, 29/05/2023

Policia e Shkodrës njoftoi sot se janë regjistruar dy viktima gjatë orëve të fundit.

Policia njoftoi se një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria” në Shkodër. Policia bën me dije se një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “Dayang” dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë blutë njoftuan se edhe 34-vjeçari me inicialet P.K., i cili ishte rrëzuar aksidentalisht më datën 17 maj nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ka ndërruar jetë.

"Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth. Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve," thekson njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco