Tiranë, punëtori bie nga pallati në ndërtim dhe vdes

Tiranë, punëtori bie nga pallati në ndërtim dhe vdes

09:30, 21/05/2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Besa’ në orën 08:10 minuta.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën "Besa", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco