Këlliçi i përgjigjet Ramës: Ke bilanc katastrofik. Cirkut të batutaxhiut i ka ikur koha!

Këlliçi i përgjigjet Ramës: Ke bilanc katastrofik. Cirkut të batutaxhiut i ka ikur koha!

20:33, 11/04/2023

Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i është përgjigjur sulmeve dhe akuzave të Edi Ramës që bëri sot nga çelja e fushatës së PS për 14 majin. 

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se Rama jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet, në mënyrë që njerëzit të harrojnë bilancin katastrofik në qeverisje. 

Kandidati demokrat thekson se ai përfaqëson një model tjetër, me projekte konkrete, siç është urbani falas, për të lehtësuar koston e jetesës së qytetarëve. 

Duke iu drejtuar Edi Ramës, Këlliçi i kujton se "Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha".

Reagimi
Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës. Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.

Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas. 

Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco