Me gjysmën e kandidatëve në dyert e SPAK, Rama vjell vrer, sulme dhe fyerje ndaj opozitës

Me gjysmën e kandidatëve në dyert e SPAK, Rama vjell vrer, sulme dhe fyerje ndaj opozitës

18:33, 11/04/2023

Partia Socialiste çeli pasditen e kësaj të marte fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Edi Rama mblodhi një grup të ngushtë njerëzish para selisë së PS dhe mbajti një fjalim që nga fillimi e deri në fund e shoqëroi me vrer, sulme dhe fyerje ndaj opozitës. 

Njeriu i cili duhet të ofrojë alternativë dhe politikë konstruktive, sepse qeveris vendin, në fakt po bën as më shumë e as më pak se po helmon opinionin publik me gjuhën e tij toksike. 

Mazhoranca zyrtarisht ka startuar fushatën, por shqiptarët nuk dëgjuan asgjë konkrete për hallet, shqetësimet dhe problemet e tyre. 

Kryeministri injoroi krejtësisht thelbin e të këtyre zgjedhjeve bashkiake që është qytetari dhe problemet e përditshme që e shoqërojnë atë. 

Njeriu që përfaqëson pothuajse gjysmën e kandidatëve me "damkë të zezë" në raport me ligjin e justifikoi këtë me togfjalësha të tipit "ka prej nesh që kanë gabuar", apo "ka prej nesh që kanë shkelur parimet". Pra, s'ka asgjë të keqe që kryebashkiakët kanë vjedhur apo që po kandidon sërish të njëjtin model syresh. 

Një duzinë kandidatësh të Edi Ramës në këto zgjedhje kanë shkuar të paktën njëherë para dyerve të SPAK, për shpërdorim detyre dhe abuzime me tenderat. Por për kryeministrin kjo nuk është asgjë në krahasim me opozitën që denoncon çdo ditë aferat dhe po i vështirëson atij vjedhjet. Prandaj edhe që në nisje të fushatës nuk hezitoi që të gjithë arsenalin e politikës së tij të mbrapshtë ta orientojë me sulme drejt Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, "Bashkë Fitojmë". 

"Ata nuk janë më as vetvetja por pengje të së shkuarës së tyre, të korrupsionit madhor, të damkës non grata, parave ruse dhe parave të fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura. Ata janë i mbyturi që të mbyt. Ata duan të marrin peng sa më shumë Shqipëri, sa më shumë bashki, sa më shumë shqiptarë. Drejtësia vazhdon vonon por ka gjithmonë e më pak shans që të vonojë. Mos e lidhni fatin e bashkive tuaja me dy hije të së kaluarës", ishte kjo vetëm një pjesë nga fjalimi urrejtës i Edi Ramës. 

Por pse është i shqetësuar kryeministri dhe pse inkrimimin e kryebashkiakëve të tij kërkon ta relativizojë në maksimum?

Përgjigjja është e thjeshtë. 

Opozita dhe koalicioni i saj "Bashkë Fitojmë" po denoncon çdo ditë me prova dhe fakte vjedhjet dhe abuzimet e çmendura që kanë bërë dhe bëjnë bashkitë monopartiake. 

Dhe kjo Edi Ramën e godet në sytë e qytetarëve.

Prandaj edhe në fjalimin e tij prej më shumë se 30 minutash nuk bëri asnjë premtim, nuk ofroi asnjë projekt dobiprurës për qytetarët, sikurse nuk bëri as meaculpa për të gjitha të këqijat që ka sjellë pushteti i tij qendror dhe lokal, në duart e një partie të vetme, PS-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco