VIDEO-SYRI TV/ ‘Së bashku për një botë të ndryshme’, Liri Berisha: Mungon infrastruktura shëndetësore për autikët

17:49, 11/04/2023

Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptar’ në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër organizuan konferencën me temë ‘Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të ndërhyrjes në Autizëm’. Në fjalën e saj presidentja e fondacionit, Liri Berisha vuri theksin te mungesa e infrastrukturës shëndetësore për personat që vuajnë nga skeptri autik.

Nga SYRI TV

‘Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të ndërhyrjes në Autizëm’ ishte konferenca e zhvilluar nga Fondacioni Fëmijët Shqiptar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën ‘Harmonia’ në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj autizmit zhvilluan në qytetin e Shkodrës.

Kjo konferencë ka për qëllim prezantimin e problematikave dhe eksperiencave të menaxhimit dhe trajtimit të çrregullimit të spektrit autik në qendrat terapeutike, sfidat e prindërimit dhe nevojat për mbështetje.

Në këtë konferencë presidentja e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptar’ znj. Liri Berisha në fjalën e saj vuri ne dukje mungesën e një infrastrukture shëndetësore publike të konsoliduar në lidhje me diagnostikimin  dhe zhvillimin e terapisë për këta individë

Konferenca u përshëndet nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia dhe nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Përfaqësuese e Komisionit të Shëndetësinë, Albana Vokshi.

Profesionistët e Qendrës Rajonale për Autizmin në Farkë sollën tema shumë të rëndësishme në prezantimet e tyre mbi risitë e trajtimeve terapuetike, sfidat e kohës dhe ato të së ardhmes për fëmijët në spektër të autizmit.

Konferenca u parapri nga një vizitë e stafit të Fondacionit dhe Bashkisë në Qendrën terapeutike ‘Harmonia’ të Bashkisë Shkodër dhe me një me fluturim ndërgjegjësues të fotoreporterit nga ajri Alket Islami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco