Atentati ndaj kreut të PD-së/ Topalli: Sulm kriminal! Fushata është çelur me tritol! Si në Afganistan

Atentati ndaj kreut të PD-së/ Topalli: Sulm kriminal! Fushata është çelur me tritol! Si në Afganistan

15:50, 11/04/2023

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Jozefina Topalli ka reaguar pas shpërthimit me tritol të makinës së kryetarit të Partisë Demokratike të Vaut të Dejës.

Në postimin e saj në Facebook, Topalli thekson se ‘tritoli i vendosur nën makinën e Benard Ndrecës është një akt kriminal’.

‘Por, kjo ditë shënon një ditë të zezë në historinë politike të vendit tonë’, shkruan Topalli.

Postimi i plotë:

Fushata eshte çelur me tritol!

Benardi eshte nje djale shume i mire. Familja e tij ka respektin e zones.

Tritoli i vendosur nen makinen e tij eshte nje akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd !

Ai eshte nje sulm kriminal kundra cdo qytetari.

Benardi do e kujtoj kete akt kriminal per gjithe jeten … por ajo qe ka jetuar diten e saj me te veshtire ka qene nana e Benardit, qe doli me percjell djalin e pau te shpertheje makina ku ishte i biri.

Fjalet e saj:- “o e mjera une”….me risillen ne koke here pas here…

Djalin e saj e shpetoi vetem Zoti sot.

Por, kjo dite shenon nje dite te zeze ne historine politike te vendit tone.

Si ne Afganistan!


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco