Kreu i PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca u sulmua me tritol vetëm një ditë pasi këshilltarët bashkiakë të propozuar nga grupimi Basha-Alibej deklaruan publikisht se mbështesin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hilën për këtë bashki. Ata e cilësuan kandidaturën e Alibeajt, të Klomentina Drinit, si personale të Alibeajt që nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve. Pa kaluar 24 orë nga këto zhvillime, Ndrecës iu vendos sasi tritoli ne makinën e tij
Nga SYRI TV
Sulmi me tritol ndaj kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndreca vjen një ditë pasi demokratët e Shkodrës deklaruan se do të mbështesin Zef Hilën, kandidatin e dalë nga primaret për kryetar bashkie në Vaun e Dejës, duke refuzuar kandidaturën e propozuar nga grupimi Basha-Alibeaj, Klomentina Drinin.
Në deklaratën e shpërndarë për mediat, të firmosur nga kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiakë të Alibeajt, theksuan se Klomentina Drini është kandidaturë personale e Enkelejd Alibeajt dhe jo e vullnetit të demokratëve.
Sipas tyre, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila, përfaqëson interesat e vërteta të demokratëve shkodranë.
Pa kaluar 24 orë nga tërheqja publike e këshilltarëve nga Alibeaj, herët mëngjesin e së martës, kryetari i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca u sulmua me tritol.
Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit të tij, ndërsa shpërthimi ndodhi në momentin kur Ndreca po nisej për në punë, ku fatmirësisht nuk pati lëndime.
Kreu i PD-së Sali Berisha e cilësoi sulmin, terrorist e politik, që sipas tij njollosi fushatën zgjedhore.
© SYRI.net