Dalin pamjet tronditëse/ Momenti kur shpërthen makina e kreut të PD-së

11:57, 11/04/2023

SYRI TV ka sjellë pamjet e shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në automjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, një incident i rëndë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Ndreca ka shpëtuar me fat nga ky atentat i frikshëm.

Z.Ndreca është angazhuar në fitoren e koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe të kandidatit Zef Hila për kryebashkiak të Vaut të Dejës.

Nga pamjet e siguruara dallohet se si ka shpëtuar për fat edhe e ëma e zotit Ndreca, e cila ishte vetëm pak metra larg shpërthimit, pasi ka përcjellë djalin. 

Gjithashtu SYRI ka siguruar edhe momentin kur dy persona me kapuça vendosin tritolin në makinën e kreut të PD. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco