'10 vjet, bujrum, çfarë bëri qeveria për Elbasanin'/ Boçi ia numëron Bushatit: Çfarë investimi madhor solli?

22:49, 10/04/2023

Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi debatoi me socialistin Ervin Bushati në Çim Peka Live, për investimet në bashkinë e Elbasanit. 

Boçi tha se për 10 vite qeveria "Rama" nuk ka dërguar asnjë investim të rëndësishëm në Elbasan. 

"10 vjet, bujrum, më thoni çfarë ka bërë qeveria për Elbasanin? Çfarë investimi madhor ka sjellë? Çfarë ndryshimi galopant ka bërë? Dhe si e ka ndihmuar drejtimin e majtë? Bashkëpunimi i qeverisjes është i detyrueshëm se i shërben qytetarëve, janë qytetarët që hedhin paratë e tyre për të mbajtur qeverisjen qendrore dhe qeverisjen lokale. Për 10 vite, pse nuk sollën aq para që Elbasani të mos ishte kaq i varfër? I dyti më i varfër, që të mos ikin kaq të rinj, që të ishte qytet universitar, që të ishte i pastër, psenuk investuan në rrugët e Elbasanit, në kanalizime, në ujësjellësa. Pse nuk investuan në ish-komuna, pse nuk investuan në bujqësi? Çelësi është te paaftësia e mungesës së projekteve. Qeverisja dhe unë e kemi për detyrë të bashkëpunojmë", tha Boçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco