14 maji, Meta: Do marrim kudo shumicën e këshillave bashkiake. Kandidojmë personalitete, jo kukulla

14 maji, Meta: Do marrim kudo shumicën e këshillave bashkiake. Kandidojmë personalitete, jo kukulla

23:07, 10/04/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e 14 Majit dhe përfaqësimin e opozitës në garën për kryebashkiakë dhe këshillat bashkiakë.

Meta deklaroi se është e padiskutueshme që opozita do të marrë kudo shumicën e këshillave bashkiakë.

“Në 14 maj është e padiskutueshme që ne do të kemi kudo shumicën e këshillave bashkiakë. Kudo parlamentet vendore shumica dërrmuese do të jetë pikërisht nga ‘Bashkë Fitojmë’. Kjo është në varësi të rrethanave sepse kjo nuk është një fushatë skematike por dinamike, do të jemi dhe bashkë do të jemi dhe vec e vec.

Sepse ka dinamikë të fortë fushata vendore, sepse jemi dhe në dispozicion të kandidatëve, sa herë të na kërkojnë, ku të na kërkojnë, ne do të jemi për t’i mbështetur kandidatët”, tha Meta në Koplik TV.

Ai u shpreh se Rilindja kapasur të gjitha pushtet në Shkodër dhe ka vendosur të heqë të gjithë institiconet duke e dërguar atë në një situatë kritike.

“Rilindja i ka pasur të gjitha mundësitë, për ato kompetenca që Rilindja ka pasur, që ka pasur të gjitha pushtetet të bëjë gjithçka për Shkodrën. Kush ja ka fajin Rilindjes që hoqi gjykatat nga Shkodra. Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Administrative kush ja ka fajin? Voltana Ademi apo Bardh Spahia?

Kush ja ka fajin Rilindjes që i hoqi Drejtorinë e Arsimit Shkodrës? Si mund t’i hiqet Drejtoria e Arsimit Shkodrës, mund të ma shpjegosh këtë? Shkodra gjithmonë ka qenë qendër shumë e fuqishme e rëndësishme e arsimit në të gjitha kohërat. Si mundet? Nuk ka situatë më kritike më të rëndë për peshën, për rolin për vlerësimin e Shkodrës. Dhe kjo është e qëllimshme, është e programuar”, deklaroi ai.

Kreu i PL shtoi se opozita ka kandidatët më të mirë në zgjedhje, duke vendosur në listë shumë personalitete dhe jo kukulla që nuk i dalin zot problemeve të qytetarëve.

“Bashkimi ynë, që është bashkim për ndryshim ‘Bashkë Fitojmë’ ka jo vetëm kandidatët më të mirë, sepse kanë dalë nga një proces shumë transparent, shumë legjitim por njëkohësisht edhe përsa i takon këshillave ne i kemi dhënë vlerësimin maksimal. Sepse qytetarët nuk kanë parë ndonjë mbledhje këshilli, nuk e di ndoshta ju këtu mund të keni parë në Malësinë e Madhe.

Kemi shumë personalitet që padyshim tregojnë që ne nuk po çojmë kukulla, ne po çojmë njerëz me personalitet. Ne po çojmë njerëz që t’i dalin për zot problemeve që ka Tirana sot dhe që do të ketë në ardhmen dhe këtë gjë jemi përpjekur ta bëjmë kudo në të gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco